Qeveria e zgjodhi përfaqësuesin e Maqedonisë së Veriut në nismën “Ballkani i Hapur” dhe në nismat tjera

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u vendos që Marjan Zabrçanec të përfaqësojë vendin në nisma rajonale, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria në seancën e 15-të e pranoi propozimin e Komisionit për emërime dhe vendosi që Marjan Zavrçanec të jetë Koordinator nacional për Ballkanin e Hapur dhe për nismat rajonale”, bëjnë të ditur nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Çështjet tjera të parapara për këtë seancën, Qeveria sqaroi që do të shqyrtohen në seancën e radhës.

Ndryshe, nisma “Ballkani i Hapur” është një nismë që deri më tani është përkrahur vetëm nga Qeveria e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button