Sot fillon matja e hapjes së komunave për vitin 2022

Në kuadër të Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare (Civic Engagement Project) duke filluar nga sot, më 15 shkurt 2022, fillon matja e re e hapjes së njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  informuan nga Fondacioni Metamorfozis, transmeton Portalb.mk.

Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me Quantum Prima – Kavadar, Qendra për dialog ndërkulturor – Kumanovë, Shoqata Multikultura – Tetovë, Fondacioni për zhvillim të njësisë lokale – Shtip, Qendra për inovacione sociale Blink 42-21 – Shkup, Agjencia për zhvillim lokal – Strugë, AGTIS Prilep dhe Sky Plus Strumicë, do të bëjnë monitorimin e të gjitha komunave në vendin tonë.

Matja e komunave do të bëhet sipas Indeksit të hapjes i cili është tregues i përbërë që përcakton shkallën e hapjes së institucioneve ndaj qytetarëve dhe shoqërisë dhe është krijuar për të përcaktuar shkallën në të cilën qytetarët marrin informacion të përshtatshëm dhe të kuptueshëm nga institucionet, informojnë nga Fondacioni Metamorfozis.

“Që të matet shkalla e hapjes institucionale, duke ndjekur rregulloret ligjore, standardet ndërkombëtare, rekomandimet, si dhe praktikat e mira, me Indeksin e hapjes monitorohen NJVL-të sipas treguesve të veçantë sasior dhe cilësor, të cilët i referohen qasjes në informacione në ueb0faqet zyrtare, të dhëna të publikuara për funksionimin e institucionit, prokurimet publike, informacione për shpenzimet e parave publike etj”, thuhet në njoftimin e Fondacionit Metamorfozis.

Pas përfundimit të matjes së hapjes së komunave dhe në bazë të të dhënave të analizuara, Fondacioni Metamorfozis do të përgatisë dokument për politika publike, si dhe do të organizojë një fushatë avokuese për t’i ndihmuar komunat në promovimin e hapjes së tyre ndaj qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button