Kovaçevski – Fragojanis: Marrëdhëniet me Greqinë po rriten në partneritet strategjik për ndërlidhje ekonomike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot u takua me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të ngarkuar për diplomaci ekonomike të Republikës së Greqisë, Kostas Fragojanis, i cili është në vizitë dyditore të vendit tonë.

Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për marrëdhëniet mes dy vendeve të cilat në mënyrë të vazhdueshme zhvillohen dhe rriten në nivel të partneritetit strategjik, si përfitim nga Marrëveshja e Prespës.

“Kryeministri Kovaçevski theksoi se të dyja vendet janë fokusuar në avancimin e bashkëpunimit ekonomik, ku vend të veçantë kanë projektet e përbashkëta në energjetikë siç janë ndërtimi i interkonektorit për ndërlidhje të gazit dhe investim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në terminalin për gaz të rrjedhshëm në Aleksandropoli, prej të cilave pritet sigurim i përhershëm  të burimeve të energjisë për qytetarët dhe biznesin”, njoftojnë nga Qeveria.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i ngarkuar për diplomaci ekonomike, Fragojanis, potencoi se vendi i tij, si deri më tani, mbetet për mbështetje të fuqishme për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj për anëtarësim në BE si interes i veçantë për Greqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button