Sipas një numërimi global u vlerësua se Toka ka 73,000 lloje pemësh, 14% më shumë se sa raportohet

Sipas një numërimi global të llojeve të pemëve nga mijëra studiues që përdorën teknikat e thyerjes së kodeve të Luftës së Dytë Botërore të krijuara në Bletchley Park për të vlerësuar numrin e specieve të panjohura, në Tokë ka 73,300 lloje pemësh, 9,000 prej të cilave ende nuk janë zbuluar, shkruan The Guardian, trasmeton Portalb.mk.

Studiuesit që punuan në terren në 90 vende dhe mblodhën informacione për 38 milionë pemë. Ata harxhuan ditë të tëra duke ecur dhe duke kampuar në vende të largëta për t’i zbuluar ato. Studimi zbuloi se ka rreth 14% më shumë lloje pemësh sesa është raportuar më parë dhe se një e treta e specieve të pemëve të pazbuluara janë të rralla, që do të thotë se ato mund të jenë të rrezikuara nga ndryshimet klimatike.

Pellgu i Amazonës duket se ka diversitetin më të lartë të llojeve të pemëve në nivel lokal, me 200 lloje pemësh për hektar. Studiuesit besojnë se kjo mund të jetë për shkak se është një mjedis i ngrohtë dhe i lagësht i përshtatshëm për të mbështetur një gamë më të gjerë speciesh.

Për të vlerësuar numrin e specieve të panjohura, shkencëtarët përdorën vlerësimin e frekuencës Good-Turing, i cili u krijua nga Alan Turing dhe ndihmësi i tij Irving Good kur u përpoqën të thyenin kodet gjermane për makinën Enigma gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ideja për të bërë një inventar të pemëve të planetit erdhi 10 vjet më parë kur Liang gjeti të dhëna për pemët e Alaskës. Ai ishte i impresionuar nga gjetjet dhe bëri mision personal duke marrë të dhëna nga internet. Më pas ai shkroi një propozim për të bërë një inventar të gjithë botës.

Nuk ka të dhëna se si numri i llojeve të pemëve mund të ketë ndryshuar me kalimin e kohës, megjithëse shumë specie mendohet se kërcënohen me zhdukje për shkak të shpyllëzimit dhe krizës klimatike. Shkencëtarët janë të shqetësuar se shumë do të zhduken para se të dokumentohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button