Qeni invalid Napoleon shkon në shtëpinë e re në Amerikë

Tregimi tragjik jetësor i qenit Napoleon mori një vazhdim fatlum. Ai sonte do të udhëtojë për në Amerikë ku do ta presë Robin Kejsi, gruaja që dëshiron ta ruaj në shtëpinë e saj, njofton duma.mk.

Rastin e këtij qeni e bëri publik Magdalena Gjorgjieva nga Velesi, e cila i ka ndihmuar të mbijetojë.

“E gjeta të lënduar më 19 janar, kur mijëra njerëz kalonin pranë tij, por ashkush nuk u ndihmoi. E kishte këmbën e lënduar, e mora menjëherë dhe me ndihmën e miqve nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima mundi” e dërgova në Shkup, ku edhe pse ishte festë e operuan dhe duheshte t’ia këpusin këmbën – thotë Gjorgjieva për portalin Duma.

Menjëherë ka filluar të kërkojë dikë që do të kujdesej për Napoleonin, për shkak se ajo tashmë ka disa manarë për të cilët kujdeset. Na Facebook e ka treguar ngjarjen e prekshme për qenin invalid dhe është çuditur se sa oferta për ndihmë kanë ardhur nga mbarë bota.

Megjithatë, ajo e ka zgjedhur amerikanen e cila një kohët të gjatë punon si dresuese e poashtu edhe në Organizatën për mbrojtjen e kafshëve, kështu që Napoleoni prej Velesit, nëpërmjet Sofjes dhe Frankfurtit do të udhëtojë në shtëpinë e tij të re në Pensilavni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button