AShMAA: Thirrja në përgjegjësi për “mendim negativ” mund të çojë në vetëcensurë mediatike

Pas Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), edhe Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (AShMAA) ka reaguar ndaj projektligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, i cili është në fazën e parë të leximit në Kuvendin e RMV-së, transmeton Portalb.mk.

Ata theksojnë se thirrja në përgjegjësi për shprehjen e “mendimit negativ”, në mënyrën se si është definuar, është në kundërshtim me të gjitha praktikat demokratike dhe mund të shkaktojë autocensurë mediatike.

“Mundësia për sanksionim për shkak të shprehjes së një mendimi negativ lë hapësirë ​​për keqpërdorim dhe ndëshkim të profesionistëve të medias. Gazetarët janë zëri i publikut dhe ata shpesh kritikojnë politika apo dukuri të caktuara në shoqëri gjatë punës së tyre, duke nxitur kështu debatin publik dhe duke kontribuar në përgjegjësinë, llogaridhënien dhe transparencën më të madhe të përfaqësuesve qeveritarë”, thuhet në njoftimin e AShMAA.

Nga Agjencia thonë se e drejta e lirisë së shprehjes është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe e njëjta garantohet me Konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për marrjen dhe përcjelljen e informacioneve apo ideve, pa përzierjen e autoriteti publik.

Përndryshe, edhe ShGM-ja reagoi dje se nga Ligji i propozuar për shpifje dhe fyerje do të duhet të fshihet pjesa ku theksohet se do të mbahet përgjegjësi për shprehjen e “mendimit negativ”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button