Sa i kushton shtetit keqadministrimi?!

Ndërsa në gjuhën shqipe termi “administrata publike” dallohet nga termi “administrimi publik”, në gjuhë të tjera për të dy këto nocione përdoret i njëjti term: “public administration” (anglisht), “administration publique” (frëngjisht), “amministrazione pubblica” ose “pubblica administrazione” (italisht). Termi “public administration” ka një kuptim të dyfishtë:

– në kuptimin objektiv (përkufizimi funksional), termi përcakton tërësinë e aktiviteteve të kryera që u përgjigjen nevojave të një interesi të përgjithshëm të popullsisë (rendi publik, tregu i shërbimeve publike, etj.); ky kuptim lidhet me funksionin publik (funksioni administrativ)

– në kuptimin subjektiv (përkufizimi organik), është një tërësi subjektesh që ushtrojnë funksionin e mësipërm. Administrata publike është menaxhimi i kryer në organe publike, institucione ose subjekte, të cilët marrin burimet e nevojshme nga pushteti politik për t’u kujdesur për interesat ose çështjet e qytetarëve, veprimet dhe pasuritë e tyre, duke krijuar mirëqenie të përbashkët, duke ndjekur një rend ligjor. Fjala “publike” që plotëson fjalën administratë apo administrim shërben për të kuptuar se kjo e fundit në vetvete ka një kuptim më të gjerë: veprimtaria e cilitdo enti ose personi ka për qëllim t’u shërbej interesave të përgjithshme, të popullsisë dhe të kolektivitetit. Këtu ekzistojnë dy qasje: një konceptim i gjerë, që konsideron pjesë të administratës edhe organizmat private të ngarkuara me një veprim administrativ, dhe një konceptim i ngushtë, që i përjashton ato. Me nocionin administratë publike përfshihen të punësuarit në vetë administratën lokale, në veprimtaritë e arsimit, shëndetësisë, kulturës, shkencës dhe veprimtaritë sociale si dhe të punësuarit në organet shtetërore dhe organet në tri shtyllat e pushtetit që nuk kanë status të nëpunësve shtetërorë (personeli ndihmës).

Të punësuarit në njësitë e vetëadministratës lokale dhe të qytetit të Shkupit përfshihen në kuptimin e nocionit administratë publike. Mirëpo, me aprovimin e ligjit për nëpunës shtetërorë për një pjesë të këtyre të punësuarve përshtatshmërisht zbatohen rregullat që vlejnë për nëpunësit shtetërorë. Administratat publike ndahen në administratën qendrore (ministritë dhe institucionet e tjera qendrore), në administratën territoriale (njësitë e qeverisjes vendore) dhe në administratën e sigurimeve shoqërore. Kjo që ceki më lartë janë mbledhje e teorive që e përbëjnë administratën publike nga pikëpamja përmbajtjesore e saj e cila rregullohet me anë të rregullave juridike. Si në anën teorike gjithashtu ene në atë praktike administrata publike është një rrjetë e gjerë që më thjesht thënë ajo e udhëheq dhe menaxhon të gjitha organet e shtetit, mirëpo sa dhe si përfiton shteti nga administrata publike. Ashtu siç personat juridik apo kompanitë kryejnë përfitime të caktuara nga veprimtaria dhe puna e punëtorëve të tyre ashtu edhe administratorët apo menaxhuesit e organeve të një shteti të së drejtës i sjell përfitime arkës dhe buxhetit të çdo shteti. Por në vendet dhe shtetet ku kemi ligjin e forcës ekziston një Pse ? nga ana e popullatës për punë që administrata apo administratorët gati 30 vjet nuk e japin një sepse…

Po të shkojmë nëpër sportelet e shumë organeve shtetërore do të përballemi në çdo pesë sekonda me pyetjet e qytetarëve Pse? deri te të punësuarit administrativ për punë të caktuar juridike dhe asnjëherë ose rrallëherë do ta marrin përgjigjen sepse…nga ata ose ato (administrata publike) dhe kjo ndodh si rezultat i mospërgatitjes adekuate të personave të cilët keqmenaxhojnë administratën publike dhe me shtetin në përgjithësi. Ushtrimi i një veprimtarie te caktuar administrative nga ana e një nëpunësi joadekuat për punë të caktuar në administratën publike sot po i kushton shumë shtetit dhe popullit.

Për derisa afro gjysma e administratorëve të cilët udhëhiqen dhe janë të paraqitur si të tillë nëpër organet shtetërore ushtrojnë punën e parazitit e gjithë barra bie mbi qytetarët e thjeshtë të cilët janë taksapagues dhe nëpërmjet atyre taksave ushqejnë persona të cilët për vite të tëra kërkojnë një shërbim administrativ dhe një sepse për Pse-në e popullit. Këto situata sollën vendet tona deri në këtë hall.

Po t’i publikojmë statistikat se sa ku dhe për çka harxhohen para publike, besoj se të gjithëve do të na kishte ardhur rëndë nga vetja jonë. Vendimet dhe lëshimet procedurale të cilat bëhen nga ana e administratës publike po i kushton shumë shtetit dhe popullit. E vetmja pikë drite në këtë tunel të errët është se ka ende pak të punësuar që po i mbajnë gjallë organet shtetërore dhe këto pak sa janë duhet të na transmetojnë këtë përgatitje etike, morale dhe profesionale e brezave tonë dhe brezave që vijnë, pasi që çdo punë dhe veprimtari ta kryejmë me përkushtim, dinjitet dhe dije.

Të gjithë urojmë dhe shpresojmë në ditë mira në të gjitha sferat pasi që kemi nevojë për to..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button