RMV, tragjeditë në rrugë ndërgjegjësuan policinë, por jo edhe shoferët – 133 dënime vetëm dje për mosdhënie përparësi këmbësorëve

Ministria e Brendshme paralajmëron veprime për kontrolle të tilla në ditët në vijim dhe paralajmëron këmbësorët se do të ketë dënime për ta nëse nuk do të kalojnë në vendet përkatëse për këmbësorë, transmeton Portalb.mk.

Në kontrollin e djeshëm aksionar të MPB-së janë sanksionuar 133 shoferë për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vendkalimet për këmbësorë, prej të cilëve 71 në territorin e Shkupit. Për kundërvajtje për arsye të tjera policia ka shkruar edhe 146 dënime trafiku.

MPB njofton se sot dhe në ditët në vijim do të vazhdojnë me kontrolle të tilla dhe apelojnë te shoferët për dhënien e përparësisë së kalimit të këmbësorëve, përkatësisht të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Ata gjithashtu apelojnë që këmbësorët të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë sepse, theksojnë, do të sanksionohet mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button