Shkup, janë sanksionuar 229 shkelje në komunikacion, 75 për mosdhënie përparësi këmbësorëve

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 229 masa, nga të cilat 75 për mosdhënie përparësi këmbësorëve, 28 masa për drejtim automjeti pa leje vozitjeje, 32 sanksione për shkelje të kryera nga këmbësorët, njoftoi MPB-ja, transmeton Portalb.mk.

Janë shqiptuar edhe tre sanksione për përdorim të  telefonit, dy masa për mos-vendosje të rripit të sigurimit.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Këto aksione të policisë janë në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për veprim në fushën e komunikacionit rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button