Kontrolle në objektet hotelerike në Kumanovë – katër janë mbyllur, 14 janë sanksionuar

Gjatë kontrollit të njëzet objekteve hotelerike në zonën e Kumanovës, gjatë fundjavës, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mbyllur dhe vulosur përkohësisht katër objekte hotelerike, kurse 13 prej tyre u shqiptuar gjoba nga ana e Drejtorisë së të Hyrave Publike, transmeton Portalb.mk.

Në aksionin e kryer nga Sektori për çështje kriminale, Njësiti për shpërndarje të shpejtë, SPB Shkup, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë për të Ardhura Publike, katër objektet e hotelierisë janë mbyllur përkohësisht për shkak se janë gjetur 25 persona të cilët nuk kanë pasur certifikatë-Covid.

Për 13 objekte, njoftuan sot nga MPB-ja, është shqiptuar gjobë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, për shkak të mos lëshimit të faturave fiskale, përkatësisht parregullsive në paraqitjen e xhiros.

Tre objekteve nga ana e inspektorëve u është kërkuar dokumentacion shtesë, ndërsa edhe një objekti tjetër është sanksionuar për mos respektim të Ligjit për hotelieri.

“Në mënyrë shtesë, tre personave do t’i shqiptohet parashtresë në përputhje me Ligjin për letërnjoftim. Pas dokumentimit të të gjitha shkeljeve të konstatuara ndaj autorëve, do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, informuan nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button