Transparency International publikoi raportin vjetor, ASH: jemi ndër vendet më të korruptuara

Organizata Transparency International nxori sot raportin e vitit për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë ku thuhet se Maqedonia e Veriut ka shënuar përmirësim prej 4 pikëve, gjegjësisht nga 35 në 39. Nga Aleanca për Shqiptarët (ASh) thonë se ky raport e konfirmoi se regjimi aktual është nga më të korruptuarit në botë, transmeton Portalb.mk.

Raporti që analizon zhvillimet e vitit të kaluar, e vë theksin te lidhja mes korrupsionit dhe nivelit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, nga vendet me më shumë korrupsion e deri tek ekonomitë e përparuara.

Transparency International përdor një sistem llogaritjeje të indeksit nga zero në 100 pikë, ku zero është niveli më i lartë i korrupsionit dhe 100 pikë do të thotë mungesë korrupsioni.

Maqedonia e Veriut ka shënuar përmirësim prej katër pikëve, nga 35 në 39.

Transparency International, indeksi i korrupsionit në RMV
Transparency International, indeksi i korrupsionit në RMV

Por nga Aleanca për Shqiptarët thonë se raporti i Transparency International e konfirmoi se Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të korruptuara

“Regjimi aktual është një nga më të korruptuarit në botë dhe në vlerësimin e këtij viti radhitet në grupin e vendeve si Tanzania, Suriname, Maroko, Guyana, Etiopia, Kolumbia dhe të tjera. Për të qenë ironia edhe më e madhe, vende të cilat deri dje janë llogaritur si më të korruptuara, sot janë në pozicione shumë më të mira se vendi jonë, ndërsa larg Maqedonisë së Veriut janë edhe vendet diktatoriale si Kuba. Kjo situatë ka vetëm një fajtor, regjimin hibrid që ka kapur gjyqësorin dhe prokurorinë dhe ka instaluar korrupsionin në çdo sferë dhe institucion. Këtij rangimi, kujtojmë se i kanë kontribuar pasaportat për kriminelët botërorë, lirimi i kriminelëve vendor dhe mbajtja në burgje e qytetarëve të pafajshëm që nuk kanë para të blejnë lirinë edhe pse e njëjta u takon”, thanë nga ASh.

Raportin e plotë e gjeni KËTU.

Në Indeksin e vitit të kaluar, Maqedonia e Veriut u rendit e 111-ta me 35 pikë. Në rajon më keq se Maqedonia e Veriut janë Serbia me 38 dhe Bosnja dhe Hercegovina me indeks 35. Shqipëria ka pasur një rënie prej një pike në krahasim me vitin e kaluar, nga 36 në 35 pikë. Kosova ka shënuar përmirësim, me 39 pikë, tre pikë më lart sesa një vit më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button