VMRO – DPMNE: Anëtarët e LD-së, LSDM-së dhe BDI-së kanë qenë të liruar nga pagesa e parkingut në Shkup

VMRO – DPMNE pretendon se ka marrë lista me qindra automobila të funksionarëve të pushtetit të cilët kanë qenë të liruar nga pagesa e parkingut në Shkup. Nga partia e Mickoskit thonë se listat i kanë marrë nga sinjalizuesit, ndërsa në to ka emra të anëtarëve të Lidhjes Demokratike, të LSDM-së dhe të BDI-së si dhe tabelat e regjistrimit, transmeton Portalb.mk.

“Automjetet e listave janë në emër të Borçe Jakimovskit më së shpeshti edhe të Vladimir Kronevskit, i cili kanë qenë drejtorë të deritanishëm të parkingut në Shkup, për ndryshe anëtarë edhe të kryesuesit të Lidhjes Demokratike të Pavle Trajanovit, pjesë e koalicionit qeveritar të LSDM-së dhe të BDI-së. Automjete ka edhe në emër të Slavçe Jovanovskit, këshilltar aktual të Qytetit të Shkupit. Ndryshe edhe ajo pjesë nga udhëheqësisë më të lartë të Lidhjes Demokratike të Pavle Trajanov”, tha në konferencën e sotme për media, Naum Stoilkovski një nga zëdhënësit e VMRO – DPMNE-së.

Stoilkovski tha se bëhet fjalë për më së paku 400 automjete edhe sipas numrit të regjistrimit, mund të bëhet krahasim se bëhet fjalë si një garazhe e tërë në kate, të ishte falas e rezervuar për persona të pushtetit.

“Në të ka emra edhe të njerëzve si dhe përshkrim të automjeteve. Të themi qëndron emri, tabela e regjistrimit dhe emri i Martin Popov, shef aktual i kabinetit të Qeverisë së kryeministrit. Këtu është edhe ish kryetari i Komunës së Aerodromit, Zlatko Marin. Këtu, pranë emrit të Vladimir Kronevskit është edhe Dushko Veskovski, drejtorë i deritanishëm i Ujësjellësit në Shkup dhe të mos i radhisë të tjerët. Këto nuk janë akuza paushallë, por udhëzime të qarta drejt asaj pse Lidhja Demokratike është ende pjesëmarrëse dhe mbulon krimin e pushtet”, tha Stoilkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button