Kryeministri bullgar të martën për vizitë në Maqedoninë e Veriut
Kryeministri i Bullgarisë Kirill Petkov më 18 janar do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, shkruan MIA, njofton Portalb.
Delegacioni bullgar përfshin ministren e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Nikollaj Sibev dhe nënkryetarin e Asamblesë kombëtare Kristian Vigenin.
Petkov duhej ta vizitonte Maqedoninë e Veriut më herët, por vizita u shty pasi ai dhe presidenti Rumen Radev u urdhëruan të izoloheshin për shkak të kontaktit me një person të infektuar me koronavirus. Karantina e tij u hoq pasi doli negativ në testin PCR.
- LEXO: 18 janari u rivendos si datë e vizitës së kryeministrit bullgar në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Kryeministri bullgar e shtyu vizitën në Shkup
- LEXO: Petkov: Me vizitën më 18 janar tregojmë se fqinjësia e mirë është parim themelor në marrëdhëniet me Shkupin
- LEXO: Kryeministra të ri, shpresë e re për zhbllokim: Kovaçevski do të nis mandatin në “Ilindenska” me takim me Petkovin
- LEXO: Kryeministri bullgar Kiril Petkov më 18 janar do të vizitojë Shkupin