Diabeti, 10 këshilla për ditët e nxehta

Për ata që jetojnë me diabet, muajt e verës mund të paraqesin rrezik shëndetësor nëse nuk janë të kujdesshëm.

Lagështia dhe temperaturat e larta mund të ndikojnë negativisht në funksionimin normal të gjëndrave të djersës, duke u pamundësuar personave me diabet ta ulin temperaturën e trupit. Bartni kapelë që ua mbron kokën dhe fytyrën nga djegiet e diellit, përveç se që ju freskon. Ka mjaft kapela moderne në treg që mund t’iu përshtaten garderobës suaj verore.

Sëmundja
Diabeti i sheqerit (diabetes mellitus) është sëmundje që ka si tipar rritjen e nivelit të glukozës në gjak. Diabet do të thotë “urinim i shpeshtë”. Në diabetin e sheqerit, nivelet e rritura të glukozës në gjak shkaktojnë rritje të sasisë të glukozës në filtratin parësor të prodhuar nga glomeruli; efekti osmotik që shoqërohet me sasinë e shtuar të glukozës shkakton rritje të sasisë të urinës dhe urinim të shpeshtë. Diabeti insipid është sëmundje krejt tjetër. Në diabetin insipid, urinimi i shpeshtë shkaktohet nga mungesa e hormonit antidiuretik ose nga paaftësia e veshkave për t’iu përgjigjur hormonit antidiuretik.

Diabeti i sheqerit është 2 llojesh
I pari është ai që shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e shkatërrimit të ishujve të Langerhansit nga sistemi imun. Këta pacientë janë zakonisht fëmijë ose adoleshentë të dobët. Diabeti tip II shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e nevojave të shtuara për insulinë. Pacientët me diabet tip II janë zakonisht të rritur dhe mbipeshë.

Komplikimet:
-Infeksionet: Candida, Mucor, S aureus.
-Sëmundja vaskulare: (i) Prekja e enëve të mëdha: infarkt cerebral, sëmundje koronare. (ii) Enët e vogla: retinit, nefropati diabetike, ulcera të këmbëve.
-Neuropatia: pakësim i ndjeshmërisë në gjymtyrë, parestezi, djegie e duarve, pamjaftueshmëri autonomike — parezë gastrike dhe impotencë.

Diabeti tip I
Prek zakonisht moshat e reja. Ai njihet edhe si diabet që s’trajtohet dot pa insulinë (angl: insulin dependent diabetes mellitus). Shkaktohet nga shkatërrimi i qelizave beta të ishujve të Langerhansit prej sistemit imun. Shenjat dhe simptomat: pacienti ha shumë, pi shumë, urinon shpesh, humbet peshë, dhe mund të ketë kriza të ketoacidozës diabetike.

Diabeti tip II
Prek zakonisht moshat e rritura, të sëmurët shpesh kanë histori familiare me këtë sëmundje. Njihet edhe si diabet që nuk varet nga insulina (angl: non insulin dependent diabetes mellitus). Shkaktohet nga mosfunksionimi i mirë i qelizave beta, nga rezistenca e indeve ndaj insulinës; ishujt e Langerhansit fillimisht përpiqen të kapërcejnë rezistencën periferike ndaj insulinës duke prodhuar më shumë insulinë. Me kalimin e kohës, ishujt e Langerhansit bëhen të paaftë për të prodhuar insulinë (plaken para kohe).  Shenjat dhe simptomat: dehidrim, polidipsi, polifagi, poliuri, humbje peshe, lodhje.

10 këshillat
1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara, dhe duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë. Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
3. Erëza orientale, që përdoren në mjekësinë popullore indiane shërbejnë për kurimin e sëmundjes së diabetit
4. Diabetikët duhet të bëjnë ushtrime fizike 3-6 herë në javë
5. Shtoni konsumimin e ujit dhe lëngjeve të tjera
6. Mos pini pije të gazuara apo çajëra që përmbajnë shumë sheqer
7. Mos konsumoni pije alkoolike sepse ato shkaktojnë humbjen e lëngjeve
8. Pini më pak kafe sepse ajo mund ta ngrisë nivelin e sheqerit
9. Konsumoni sa më tepër fruta, perime dhe sallata të freskëta meqenëse këto ushqime përmbajnë përqindje të lartë të ujit, vitaminave dhe mineraleve
10. Mos bëni ushtrime gjatë periudhës më të ngrohtë të ditës. Bëni ushtrime në ndërtesat që kanë kondicioner ajri ose atëherë kur është më freskët

Shenjat paralajmëruese të diabetit

– Ndieni të përziera
– Keni marramendje
– Djersitje e shtuar
– Ngërçe të muskujve
– Tharje buzësh
– Lëkurë e ftohtë
– Rrahje e përshpejtuar zemre
– Dhimbje koke
– Urinim i pakësuar
– Etje
– Urinë që është e verdhë e mbyllët gjatë gjithë ditës
– Konfuzion apo humbje e orientimit

Lajme të ngjashme

Back to top button