Nesër do të dalin në protesta banorët e Bogovinës, Tetovë

Banorët e Bogovinës  nesër  në ora 11 do të protestojnë në hyrje të fshatit të tyre të revoltuar nga ndërmarrja Makedonija Pat sepse i ka ndërprerë punimet për asfaltimin e rrugës Tetovë-Bogovinë pikërisht në hyrje të këtij fshati.

Ishte kjo rruga me të cilën kryetarja e Tetovës, Arifi filloi punën e saj në këtë komunë dhe në fazën e parë ishte paraparë që të përfundojë brenda 25 ditëve.

Megjithatë, punimet për shkaqe të cilat do tua prezantojmë në ditët në vijim janë ndërprerë mu  në hyrje të fshatit Bogovinë dhe ky është shkak që ka irituar banorët e këtij fshati të cilët do të dalin në protesta. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button