Misioni i NASA për Marsin mund të mos realizohet kurrë

NASA ka dërguar disa roverë në planetin e kuq, por qëllimi përfundimtar është dërgimi i njeriut në Mars. Megjithatë, kjo është një sipërmarrje e madhe, që kërkon një mori burimesh. NASA, duke qenë një agjenci qeveritare, nuk ka burimet e mjaftueshme në momentin e ndërmarrjes së një misioni me njerëz për në planetin e kuq, duke lënë derën hapur për kompanitë private hapësinore.

Akti i Autorizimit për NASA do të mbulonte shpenzimet e agjencisë gjer në  17 miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme, si dhe strukturën e menaxhimit të NASA dhe të rrisë mbikëqyrjen e Kongresit mbi agjencinë. Megjithatë, në këtë pikë duket se SpaceX do të çojë e para njerëz në Mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button