RMV, Policia dënoi automjetet e parregullta që kryejnë transport publik

Automjetet që kryejnë transport publik por kanë parregullsi të ndryshme, sot janë dënuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut në vargun e kontrolleve që po realizohen së fundmi, transmeton Portalb.mk.

Në aksionin policor nga ora 08 deri në ora 14, Policia së bashku me inspektoratin e Qytetit të Shkupit, kanë hasur katër automjete të parregullta që kryejnë transport publik të udhëtarëve.

Ndërkohë, Policia në Manastir ka dënuar pesë vetura të cilat sistemin e frenimit e kishin jo të rregullt.

Policia bëri thirrje tek pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat e komunikacionit me qëllim që të kemi rrugë të sigurta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button