NATO në Maqedoni do të organizojë konferencën më të madhe për komunikim strategjik, paralajmërojnë nga Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar që në Maqedoninë e Veriut në vjeshtën e këtij viti do të organizohet konferenca më e madhe për komunikim strategjik nga NATO, transmeton Portalb.mk.
“Konferenca vjetore për informacion dhe komunikim i NATO-s, ngjarja më e madhe në kuadër të komunikimit strategjik të Aleancës, këtë vit do të realizohet në Maqedoninë e Veriut”, deklarojnë nga Ministria e Mbrojtjes, duke vlerësuar që ky vendim vjen pas performancës si anëtarë e NATO në zhvillimin e komunikimit strategjik.
Paralajmërohet që në këtë konferencë pritet të marrin pjesë rreth 500 ekspertë të NATO-s për komunikim strategjik nga të gjithë vendet anëtarë dhe 40 vende partnere.
“Për Ministrinë e Mbrojtjes, kjo ngjarje e madhe është mundësi shtesë për përmirësimin e reputacionit të Qendrës rajonale për marrëdhënie me publik dhe trajtimin e dezinformatave në NATO dhe përfshirjen e saj në sistemin e trajnimit në NATO në fushën e komunikimit strategjik”, sqarojnë nga Ministria.