Kosovë, 152 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja me Covid-19 ka njoftuar se asnjë person i infektuar me Covid-19 nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus mbetet 2.991, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 152 raste të reja me Covid-19, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.965.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 5.474 mostra të dyshuara për Covid-19, derisa deri më tani janë bërë 1.407.021 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 20 persona kanë fituar betejën me Covid-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 158.102, ndërsa numri i rasteve aktive është 872.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës. Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button