U zbuluan 33 pacientë me omikron në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 3 me flurona

Në Maqedoninë e Veriut pas analizave të 56 mostrave, janë detektuar 33 raste me llojin e koronavirusit omikron, ndërkohë janë detektuar edhe tre raste me flurona, transmeton Portalb.mk.

“Në laboratorin për virusologji në Institutin për shëndetin publik janë kryer analiza për detektimin e llojit Omikron të virusit SARS SoV2. Nga 56 mostrat pozitive SARS SoV2 të përpunuara, 33 janë pozitive me variantin e virusit Omikron”, deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke saktësuar që kemi të bëjmë me 59 përqind e rasteve pozitive.

Raportohet që më omikron janë dhjetë 16 pacientë nga Shkupi, 10 nga Ohri, 4 nga Tetova, dy nga Kavadari dhe një nga Koçani.

“Njëkohësisht, tek tre pacientë nga Shkupi, është detektuar kombinimi i dy llojeve të virusiesit, Influezna A dhe SARS CoV2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button