1 236 raste në 24 orë, rritet numri i infektimeve me COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri janë regjistruar 1,236 raste të reja të infektimit me coronavirus, ndërsa 4 persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Ditën e djeshme u regjistruan 801 raste të reja me sëmundjen vdekjeprurëse, raporton EN.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja kanë dalë pas testimit të 5,694 personave.

Aktualisht janë 7,952 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, derisa në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 anë në gjendje më të rënduar.

Bëhet e ditur se janë shëruar 329 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,077 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button