Italiani Giuliano, humb jetën gjatë luftimeve në Siri

Njëzet e tre vjeçari italian, Giuliano Ibrahim Delnevo, nga Gjenova ka vdekur para disa ditësh në Qusayr, duke luftuar kundër regjimit të Bashar al-Assadit.

Ai ishte konvertuar në Islam para disa vitesh dhe ishte bërë kështu një besimtar i devotshëm i fesë Islame.

Deri më tani mbi 93.000 persona e kanë humbur jetën në luftën në Siri deri në fund të këtij viti, ndërsa numri i vërtetë mund të jetë akoma më i madh. Në mesin e tyre janë 6.500 fëmijë, theksohet në raportin e KB-së.

Sipas dokumentit, nga korriku i kaluar në Siri në muaj janë vrarë mesatarisht nga 5.000 njerëz. Nga nëntori më shumë viktima janë regjistruar në rajonin e Damaskut dhe Alepos.

Duke i pasur parasysh të dhënat më të reja, komisarja e lartë e KB-së për të drejta të njeriut Navi Pilaj bëri thirrje për ndërprerjen urgjente të zjarrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button