Kina vazhdon persekutimin ndaj myslimanëve ujgur

Gjykatat në Kinë kanë dënuar 19 persona me kombësi ujgure me gjashtë vjet burg, për gjoja se nxitjen e “urrejtjes racore dhe fetare si dhe ekstremizëm”.

Të dënuarit ishin nga Turkistani Lindor, përkatësisht nga qyteti i vjetër Kashgar.

Shumë ujgurë muslimanë vuajnë nga kufizimet e qeverisë kineze, duke mos pasur mundësi për të folur në gjuhën e tyre, për të respektuar kulturën e tyre dhe për të praktikuar fenë e tyre Islame.

Ndërkohë Kina pretendon se ndaj tyre ka liri te mjaftueshme, por vet fakti që atyre u është ndaluar agjërimi i Ramazanit, tregon qartë për këtë liri.

Lajme të ngjashme

Back to top button