LSDM-ja vendosi që Kovaçevski të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së re
Dimitar Kovaçevski, tashmë kryetari i ri i LSDM-së, do të jetë kandidati i LSDM-së për të formuar shumicën e re qeveritare, transmeton Portalb.mk.
“Për mua është nder dhe përgjegjësi e madhe që sot nga KQ i LSDM-së kam marrë besimin për të qenë mandatar për Qeverinë e ardhshme!”, deklaroi Kovaçevski, duke premtuar që LSDM-ja do të vazhdojë të riorganizohet, për t’u demokratizuar dhe modernizuar.
Ai sqaroi që në KQ po vazhdojnë punimet për përzgjedhjen e kryesisë së re dhe anëtarëve të Këshilli Qendror dhe Ekzekutiv brenda partisë, duke theksuar se partia është e hapur për prurje të reja.
Gjatë javës, gjithashtu, presidenti Stevo Pendarovski duhet t’ia japë Kovaçevskit mandatin për formimin e qeverisë. Në një intervistë ai tha se priste letër nga ndonjë parti që ka shumicë, përmes së cilës do t’i bëhej e ditur edhe zyrtarisht se kush është mandatari i ri. Dorëzimin e mandatit ai e paralajmëroi për nesër ose pasnesër, pas së cilës do të fillojë afati prej 20 ditësh për formimin e qeverisë.
Ndryshe, Zaev dha dorëheqjen pas zgjedhjeve lokale në të cilat partia e tij pësoi humbje të madhe. Sipas tij, dorëheqja është hap logjik që del nga rezultati i zgjedhjeve lokale dhe është shprehje e përgjegjësisë për rezultatet e zgjedhjeve.
Zaev, i cili së fundi u largua edhe nga pozita udhëheqëse në LSDM, të cilën e drejtoi që nga viti 2013. Funksioni e të parit të qeverisë e ka ushtruar nga 31 maji 2017, kurse mandatin e dytë si kryeministër e fitoi në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar.
- LEXO: RMV, afatet për formimin e Qeverisë së re drejt fundit
- LEXO: Sot do të mblidhet Komiteti Qëndror i LSDM-së, priten vendime për kryesinë e re të partisë
- LEXO: Pas dorëheqjes së Zaevit, ka filluar rrjedhja e afateve kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë së re
- LEXO: Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Zaevit
- LEXO: Pendarovski: Kovaçevski është i panjohur në politikë, duhet t’i jepet shans
- LEXO: Zaev dorëzoi dorëheqjen e tij në Kuvendin e RMV-së
- LEXO: Xhaferi: Nuk mund të ketë pyetje deputetësh kur Qeveria është në dorëheqje
- LEXO: RMV, opozita për mosmbajtjen e seancës për pyetje deputetësh: Qeveria iu shmanget përgjigjeve