Ministri Saraçini merr pjesë sot në forumin e Shën Petersburgut

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini,  sot do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar që mbahet në Shën Petersburg të Rusisë, forum ky që tubon  përfaqësuesit kryesorë të komunitetit të biznesit ndërkombëtar, elitën politike dhe ekonomike botërore.

Perspektivat për ekonominë globale dhe mënyrat për të arritur rritjen ekonomike do të jenë tema diskutimi për rreth 5.000 pjesëmarrësve nga e gjithë bota, në këtë forum.

 Forumi do të diskutojë edhe politikat ekonomike të botës, stimulimi i investimeve dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike,menaxhimi me borxhet e shteteve, reforma e sistemit financiar ndërkombëtar, zhvillimi i tregjeve të energjisë dhe rritja e tregtisë globale.

Lajme të ngjashme

Back to top button