Fuqia punëtore në tregun e përbashkët 

Tregu i përbashkët rajonal nuk aq i lehtë sa politikanët apo kreatorët e unioneve e mendojnë. Në ekonomitë e shëndosha, apo qofshin ato në zhvillim, ku shtetet garojnë në baza të fuqisë së degëve të ekonomisë dhe të eksportit, tregu i përbashkët mund të jetë një rast për epërsi tregtare ose dominim. Ky është mendimi klasik që ekziston gjatë dy shekujve të fundit në ekonominë politike ndërkombëtare.

Pasi tregtia është thelbësore për t’i dhënë fund varfërisë globale, shtetet zakonisht që janë të hapura ndaj tregtisë globale dhe rajonale priren të kenë rritje më të shpejtë ekonomike, janë zbuluese në shumë fusha dhe njëkohësisht ofrojnë mirëqenie për njerëzit. Nga një tregti e hapur përfitojnë gjithashtu familjet me të ardhura të ulëta, pra klasa e varfër dhe ajo e mesme. Tani të fillojmë me Procesin e Berlinit dhe që kur nisi të interpretohet sipas mendjeve të politikanëve të Ballkanit. N

ë teori “Open Ballkan” i propozuar nga treshja rajonale Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria është tepër e ngarkuar me dyshime dhe refuzime si nga Kosova, Mali i Zi dhe po ashtu së fundi nga Kroacia. Natyrisht se një treg i përbashkët është në shërbim të qytetarëve të rajonit, kur po e njëjta do të bazohet në një marrëveshje midis të gjitha shteteve për të miratuar tarifa të përbashkëta në një treg të përbashkët dhe jo tarifa ndaj njëri tjetrit. Dhe këtu një treg i përbashkët mundëson një tregti të lirë dhe lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore në Ballkanin Perëndimor.

Kapitulli 2 i Acquis-it i BE-së ”Liria e lëvizjes për punëtorët” thotë: “Qytetarët e BE-së të një shteti anëtar kanë të drejtë të punojnë në një shtet tjetër anëtar. Punëtorët migrantë të BE-së duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si punëtorët vendas në lidhje me kushtet e punës, avantazhet sociale dhe tatimore.” Ky kapitull përfshin gjithashtu një mekanizëm për të koordinuar dispozitat kombëtare të sigurimeve shoqërore për personat e siguruar dhe anëtarët e familjeve të tyre që lëvizin në një shtet tjetër anëtar.

Duke u nisur nga ligjet e BE-së dhe pasi këta shtete njëherë thuan se “Open Ballkan” nuk është si kundërpeshë ndaj BE-së por janë për BE dhe se një ditë do të hynë në union, atëherë a janë të gatshme t’i zbatojnë ligjet e BE-së gjatë procesit të aderimit dhe paralel në njoftimet për tregun e përbashkët rajonal? A është e gatshme Serbia dhe Maqedonia e Veriut të pranojnë shqiptarë nga Shqipëria dhe vendet tjera si konkurrues të tregjeve të tyre kombëtare në ”Open Ballkan”?

Sigurisht se shtetasit e Shqipërisë pavarësisht deklaratave të zyrtarëve serbë dhe maqedonas nuk shihen si miq dhe kapital i vyeshëm njerëzorë. Është e kundërta për serbët dhe maqedonasit se si mund të priten në Shqipëri nga autoritet financiare dhe të biznesit.

Zyrtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut veçse kanë shfaqur dilema rreth  marrëveshjes së fundit të nënshkruar në Tiranë në mes tre liderëve A. Vuçiç, E. Rama dhe Z. Zaev rreth migrimit të punëtorëve në tre shtetet që e përbëjnë “Open Ballkan”. Andaj, nuk është vonë vendosja e një bazë të mirë për një treg të përbashkët rajonal ashtu siç thanë zyrtarët amerikanë dhe gjermanë se janë për por, me përfshirjen e të gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Vetëm kështu një treg rajonal që del nga Berlini, ndihmon promovimin e stabilitetit dhe të sigurisë për të gjithë, ndryshe nismat do të shihen vetëm si ide afat shkurta për interesa të brendshme dhe të jashtme të fuqive që ende nuk kanë hequr dorë nga fati i Ballkanit. Kurse për të drejtat e punëtorëve dhe për profesionet e kërkuara në një treg të brishtë rajonal mos të flasim, pasi politika do të vendosë për fatin e tyre.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button