Chiellini: Do ta eliminojmë Bayernin

Giorgio Chiellini pohon se skuadra e tij është e aftë për ta përmbysur avantazhin prej dy golash të Bayern Munichut dhe të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Duam të bëjmë një lojë të shkëlqyer, besojmë në mundësitë tona dhe do të besojmë në kualifikim deri në fund. Do të largohemi nga fusha pa pendime, çfarëdo që ndodhë”.

“E dimë se luajmë ndaj një skuadre të shkëlqyer, por e dimë se edhe ne mund të bëjmë mirë”.

“Jemi të motivuar për përmbysje, të gjithë duan ta bëjnë këtë. Mund ta ndjejmë në qytet dhe tash duhet ta realizojmë”, ka deklaruar italiani para gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button