Hapet televizion i ri në Gostivar

Televizioni Globi është emri i mediumit të ri në rajonin e Gostivarit i cili këtyre ditëve filoi me punë. Sipas paralajmërimeve, me produksion personal dhe emisione informative do të fillojë nga maji.
Tani për tani, sinjali me test-program emetohet përmes operatorëve kabllovik. Krahas klipeve muzikore, gostivarasit mund të përcjellin edhe lajme të shkurtëra.

Blerim Mustafi, pronari dhe drejtor i firmës “G-TV” në kuadër të cilës punon televizioni, thotë se ideja që të hapë televizion pason pas punës së tij shumëvjeçare si gazetar.

“Edhe pse formati i televizioni është më shumë i karakterit zbavitës, pjesë e konsiderueshme e resurseve do të jenë të orientuara drejt informimit. Konsideroj se qytetarëve u nevojitet informim objektiv dhe korrekt. Ky do të jetë edhe parimi themelor i punës”, thotë Mustafi.

Ai shpjegoi se janë nga fundi me përgatitje dhe formimin e ekipit të reporterëve, operatorëve të xhirimit dhe personelit teknik. Së shpejti do të dalin edhe në terren dhe do t’i përsosin teknikat.

Në Gostivar si televzion lokal funksionin TV2 ndërsa pas mbylljes së disa televizioneve në Maqedoni ky do të ishte medium i parë që hapet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button