Neuer: Bayerni nuk duhet të mbështetet te avantazhi

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij për ndeshjen kthyese çerekfinale ndaj Juventusit.
Bavarezët kanë avantazh prej 2-0 dhe janë në rrugë të mirë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por portieri gjerman kërkon angazhim edhe në Torino.

“Luajtëm mirë në përballjen në Munih, mirëpo nuk duhet të mbështetemi te avantazhi prej 2-0. Duam ta fitojmë ndeshjen”, u ka thënë Neuer gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button