RMV, tre muaj pas infektimit, periudha më e shkurtër e riinfektimit me kovid-19 në vend

Periudha më e shkurtër në të cilën është regjistruar ri-infektim me kovid-19 në vend është tre muaj pas infektimit me virusin, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Mesatarisht, riinfeksionet ndodhin katër deri në pesë muaj pas infektimit me koronavirus, transmeton Portalb.mk.

“Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik (ISHP), mesatarisht, riinfektimet me virusin kovid-19 te qytetarët në vend regjistrohen pas katër apo pesë muajsh nga infektimi i parë. Rekomandimet e Komitetit për imunizim janë që kushdo që është infektuar me virus të vaksinohet pas 45 ditësh, për të fituar imunitet shtesë dhe pasi imuniteti natyror nuk ka të njëjtin intensitet mbrojtjeje si vaksinat kundër kovid-19”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria thonë se tridhjetë e gjashtë persona në vend në periudhën 13-19 dhjetor janë infektuar me kovid-19, që përbën rritje prej 38,5 për qind krahasuar me javën e kaluar. Por, për momentin nuk ka të dhëna zyrtare nëse në mesin e të riinfektuarve ka persona që janë vaksinuar plotësisht, me dy doza dhe një herë tashmë ta kenë kaluar atë. Përfshirë 19 dhjetorin, janë regjistruar gjithsej 1013 riinfeksione (0.5%).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button