Mickoski foli pas takimit me Ahmetin, i veçoi dy temat e takimit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në orët e pasdites ka realizuar takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, për çka foli edhe pas takimit për media, duke hedhur poshtë idenë për qeveri teknike, transmeton Portalb.mk

Mickoski sqaroi që takimi ka zgjatur një orë, ku është folur kryesisht për dy tema. Sipas tij, tema e parë ka të bëjë me ngërçin e krijuar me Bullgarinë, për çka ka kërkuar që të respektohet Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Tema e dytë e takimit Micskoski-Ahmeti ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke vlerësuar se gjendja në shoqëri, korrupsioni dhe kriminaliteti, institucionet jofunksionale, kriza energjetike janë arsye për zgjedhje e parakohshme parlamentare, sa më shpejtë që të jetë e mundshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button