Dyftyrësi

Njeriu kur ndalon
e papritmas nuk flet,
më mirë fjalët t’i thotë n’sy
sesa një fytyrë ta vejë.
Thonë kur je i sinqertë
thuhen fjalët drejtë..
Njeriut nuk i ka hije të ndërroj
fytyrë në çdo moment.
Asgjë nuk të duhet maska
por bëhu njeri..
Zoti është i njëjtë për t’gjithë
ndaj mos bëj ligësi.
Ai që mbanë një maskë
dalëngadalë vdes,
çfarëdo që mendon t’i bëj tjetrit
i kthen tek vetja e vetë.
Bëhu njeri i drejtë
dhe qëndro me një fytyrë,
shijo dritën që ta dhuroi Zoti
e mos qëndro n’errësirë.
Të falësh dhe të të falin
kësaj i thonë LIRI!
Shkruan: Mimoza Zymeri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button