Nuk ka informata zyrtare nga autoritetet kompetente bullgare për nacionalitetin e shoferit të vdekur

Një shofer i një kamioni me tabela të regjistrimit të Turqisë ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes së dy kamionëve të autostradën “Trakija”, në rajonin Stara Zagora, informoi televizioni bullgar Nova TV, transmeton Portalb.mk.

Zëdhënësja e sektorit të MPB-së bullgare nga Stara Zagora, në deklaratë për MIA-n theksoi se tani për tani nuk ka mundësi ta konfirmojë nacionalitetin e shoferit të vdekur.

Aksidenti ka ndodhur rreth 06:40 sipas kohës bullgare. Në aksident përkrah kamionit të Turqisë, është aksidentuar edhe një kamion me tabela të regjistrimit të Bullgarisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button