Zëvendësministri i Drejtësisë i Kosovës paralajmëroi se nesër do t’i vizitojë të dënuarit për “Lagjen e Trimave”

Zëvendësministri i Drejtësisë i Kosovës, Blerim Salahu paralajmëroi se nesër do t’i vizitojë shtetasit e Kosovës të cilët janë të dënuar për rastin “Lagjja e Trimave”, të cilët i vuajnë dënimet në burgjet e Maqedonisë së Veriut për ngjarjet e majit të vitit 2015, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Në intervistën e djeshme për TV T7, Salahu tha se, pas vendosjes së komunikimit me Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, ka marrë leje që të enjten t’i vizitojë të burgosurit e dënuar për këtë rast.

“Si ministri, duke pasur parasysh Ligjin për nënshtetësi, në të cilin theksohet qartë se shtetasi ka lidhje të ngushta me shtetit, ne kemi për obligim (ndaj shtetasve të Kosovës). Kemi konfirmim nga zëvendësministri i Drejtësisë se mund t’i vizitojmë të enjte. Do t’i vizitojmë, do t’i shohim kushtet, më pas do të ndërmarrim masa, siç është dërgimi i letrave drejtuar qeverisë së atjeshme për të krijuar kushte më të mirë”, tha Sallahu.

Ai ka kërkuar zbardhje të tërësishme të rastit sqarimin e dilemave rreth asaj se çfarë ka ndodhur saktë në lagjen e Kumanovës në vitin 2015.

“Unë pajtohem plotësisht me nevojën që ky rast të zbardhet, duke nisur nga pyetja si kanë shkuar ata njerëz aty. Do të thotë, pse ka ndodhur ajo që ka ndodhur, kush e ka organizuar?”, tha Sallahu.

Tetë polic – pjesëtarë të njësitit special “Tigri” dhe 15 terroristë të dyshuar kanë humbur jetën në betejën e përgjakshme dyditore më 9 dhe 10 maj të vitit 2015. Dhjetëra u morën nga policia, ndërsa të plagosur ishin më së paku 40 persona.

Gjithsej 33 persona të akuzuar kanë marrë dënime me burg prej 12 deri në të përjetshëm, ndërsa katër janë liruar nga akuza. Shtatë janë të dënuar në burgim të përjetshëm. Gjykata Penale në Shkup ka dënuar 13 të akuzuar me nga 40 vite burgim, gjashtë me nga 20 vite, një me 18, dy me nga 14, dy me nga 13 dhe dy të tjerë me nga 12 vite.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button