Petkov për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes: Të mos i përcaktojnë çështjet vetëm nacionalistët

Kiril Petkov, bashkë-kryesues i koalicionit “Ndryshimi vazhdon” dhe me gjasë kryeministri i ri i Bullgarisë, në intervistë për Spiegel, në lidhje me çështjen mes Shkupit dhe Sofjes, tha se duhet të formohen grupe pune dhe të lihen të negociojnë gjashtë muaj, që të mos i përcaktojnë çështjet vetëm nacionalistët, transmeton Portalb.mk.

“Pse nuk ka fluturime dhe trena mes Sofjes dhe Shkupit? Le të flasim më shumë ekonomi se sa për interpretime të ndryshme të historisë së përbashkët. Apo për tekstet shkollore në Maqedoninë e Veriut në të cilat pretendohet se bullgarët janë fashista”, tha Petkov.

Ai për Spiegel vlerëson se nëse jepet dritë jeshile për negociatat qasëse menjëherë, pa diskutim, ajo vetëm do t’i përforcoj nacionalistët në dy taborët.

“Ne mbështetemi në negociata dhe jo në propagandë”, tha Petkov.

Kujtojmë se, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Megjithatë Bashkëkryetari i koalicionit “Ndryshimi vazhdon”, Kiril Petkov, i cili fitoi në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bullgari dhe është kandidati më serioz për kryeministër të ardhshëm, po jep shpresë në lidhje me marrëdhëniet bullgaro-maqedonase, duke thënë se nuk duhet të rrënohet i gjithë procesi i fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut dhe ata të pranohen në BE vetëm në bazë të një kriteri – historisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button