Po nisin të ‘lulezojnë’ prostitutat vendore në Kosovë

“Makrotë” e krimit po ja dalin që të rekrutojnë gjithnjë e më shumë vajza shqiptare të Kosovës, të cilat po ushtrojnë rolin e prostitutës. Konsiderohet si fenomen i ri i krimit të organizuar.Më këto shqetësime paraqitet gazeta “Bota Sot”.

Ajo më tej shkruan se mbi dhjetë “studente” që banojnë në lagjen “Emshir” në Prishtinë në grup të organizuara zhvillojnë aktivitetin e prostitutës në një Motel – Restorant që dikur ishte pikë karburanti, me ish pronar nga Suhareka, të mbikalimi i fshatit Henc, në Fushë Kosovë, magjistralja Prishtinë- Pejë. 

“Makro” kryesor që është organizator i “ndejave” konsiderohet se është nga rajoni i Skenderajt. Në këto “ndenja” organizohet për çdo mbrëmje pas orës 22:00 muzikë “live”, ku këndojnë këto vajza.

Muzika është “live” dhe bosët paguajnë para të majme edhe që “këngëtarja” të përshëndes zëshëm dhe publikisht “ekstra”miqtë, ose ndonjërin mik. Hidhet vallja rreth e rrotull sallës së lokalit dhe ndezët atmosfera. Vajzat goxha të zhveshura sillen rreth tavolinës së “myshterinjve”.
Dirigjohen me gjeste nga “bosi” që qëndron ulur në ndonjërin cep të sallës.

Është ky një fragment nga gazeta “Bota Sot” botimi i Diasporës – Perëndimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button