Policia rumune arrestoi influencuesin kontrovers Andrew Tate në hetimin për përdhunim dhe trafikim me njerëz

Influencuesi kontrovers Andrew Tate u arrestua mbrëmë në Rumani si pjesë e një hetimi për përdhunimin dhe trafikimin me njerëz. Tate u arrestua së bashku me vëllain e tij Tristan në shtëpinë e tij në kryeqytetin Bukuresht. Arrestimin e ka konfirmuar avokati i tyre, transmeton Portalb.mk.

Kikboksieri i dikurshëm u bë i njohur në vitin 2016 kur u hoq nga edicioni britanik i reality show Big Brother për shkak të një videoje ku ai sulmonte një grua. Ai u pezullua më pas nga Twitter për pretendimet se gratë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse ato sulmohen seksualisht. Por pasi Elon Musk mori drejtimin e Twitter, Tate u rikthye në rrjetin social.

“Katër të dyshuar duket se kanë krijuar një grup të organizuar kriminal me qëllim të rekrutimit dhe shfrytëzimit të grave, duke i detyruar ato të krijojnë përmbajtje pornografike për faqet e internetit të specializuara me abonim”, njoftuan prokurorët rumunë.

Vëllezërit Tate janë nën hetim që nga prilli, së bashku me dy shtetas të tjerë rumunë. Tate, i cili ka nënshtetësi britanike dhe amerikane, u zhvendos në Rumani para pesë vjetësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button