Me ndeshjen Rabotniçki – Renova u hap java e XVI-të në Ligën e Parë

Me ndeshjen ndërmjet Rabotniçkit dhe Renovës u hap java e XVI-të, ndeshje e cila mbaroi pa gola, ndërsa pesë ndeshjet tjera do të luhen nesër, transmeton Portalb.mk.

Me këto ndeshje, Renova ka grumbulluar 26 pikë në pozitën e katërt, ndërsa Rabotniçki 19 pikë në pozitën e tetë.

Ndeshjet që do të zhvillohen nesër prej orës 13:00 janë:

Struga Trim&Lum – Tikvesh

Shkëndija – Pelister

Skopje – Shkupi

Akademija Pandev – Bregallnica

Borec – Makedonija Gj.P.

Pas 15 ndeshjeve, Shkupi gjendet në pozitën e parë me 35 pikë, Akademija Pandev në pozitën e dytë me 31 pikë, Shkëndija e treta me 27 pikë, ndërsa Struga Trim&Lum e gjashta me 22 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button