Predan: Ka mundësi për vendim në dhjetor i cili do të mund të formalizohej në janar nëse Bullgaria formon Qeveri

Ne jemi edne optimist për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut. Ka mundësi për vendim në dhjetor, që do të mundej të formalizohej në janar, vetëm nëse Bullgari formon Qeveri, tha ambasadori slloven në vend, Milan Predan, transmeton Portalb.mk.

“Ne si kryesues të BE-së e ndajmë mendimin me shumicën e vendeve në BE se nuk duhet të ketë ndarja mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sepse ajo do të jetë porosi e keqe për rajonin. Ne jemi ende optimist dhe duhet të pranojmë se ende nuk ka qeveri në Bullgari, por as shumicë të qartë parlamentare këtu. Që të vijë deri te zgjidhja, duhet që dy vendet të jenë më aktiv. Shpresoj se, Shkupi dhe Sofja do të mund të arrijnë kompromis për çështjet bilaterale. Në ditët e ardhshme do të ketë dialog të ri mes grupeve të ekspertëve. Ka mundësi për vendim në dhjetor i cili do të mund të formalizohej në janar, vetëm nëse Bullgari formon Qeveri”, tha Predan në kuadër të panel – diskutimit të Universitetit Amerikan College Shkup, në temë “Ardhmëria e Evropës – një këndvështrim nga një vend kandidat për anëtarësim në BE”.

Masa e vetme për sukses, siç tha Predan, do të jetë nëse Maqedonia e Veriut deri në fund të kryesimit slloven i fillon negociatat për anëtarësim në BE.

“Ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur. Besojmë fuqishëm se do t’i filloni negociatat, nëse jo në dhjetor, për kohë shumë të shpejtë”, theksoi ambasadorit slloven.

Në këtë panel diskutim kanë marrë pjesë edhe ambasadorët e vendeve të grupit të Vishegradit, ambasadori hungarez Laslo Duks e theksoi këndvështrimin hungarez se, BE është e fuqishme nëse vendet e saja anëtare janë të fuqishme, ndërsa në atë kontekst Hungaria vlerëson dhe se zgjerimi është një ndër politikat më të rëndësishme të BE-së.

“Ne dëshirojmë anëtarësim të plotë të Maqedonisë së Veriut në BE dhe vlerësojmë se ajo veç më është vonuar sepse Maqedonia e ka filluar procesin në mesin e të parëve në rajon, por ende nuk ka filluar negociatat qasëse. Qëndrimi i Hungarisë është se BE ka më shumë përfitim nga zgjerimi se sa vendet që anëtarësohen në Unioni dhe për këtë synojmë që kjo agjendë të mbetet lartë në prioritetet e BE-së”, tha Laslo.

Ambasadori i Çekisë, Mirosllav Toman, tha se Çekia e cila duhet të marrë kryesimin me BE-në në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm, veç më i definon prioritet e saja, ndërsa në mesin e tyre është edhe zgjerimi. Për Çekinë, BE pa vendet e Ballkanit Perëndimor është jo e plotë dhe është, si tha ai, shumë e zëshme në të gjitha këshillat e BE-së në raport me fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut.

Përndryshe, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Megjithatë Bashkëkryetari i koalicionit “Ndryshimi vazhdon”, Kiril Petkov, i cili fitoi në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bullgari dhe është kandidati më serioz për kryeministër të ardhshëm, po jep shpresë në lidhje me marrëdhëniet bullgaro-maqedonase, duke thënë se nuk duhet të rrënohet i gjithë procesi i fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut dhe ata të pranohen në BE vetëm në bazë të një kriteri – historisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button