Boshnjakët protestojnë me koncert, kërkohet ligji i ‘numrave personalë’

Rreth 10.000 njerëz morën pjesë në një koncert protestë përpara parlamentit boshnjak, duke shënuar një vazhdim të protestave rreth dështimit të deputetëve për të miratuar një ligj mbi numrat personale. Nëntë banda pop-i argëtuan rreth 10.000 njerëztë cilët erdhën në koncert protestë përpara parlamentit të shtetit të Bosnjes në Sarajevë më 18 qershor.

Koncerti u organizua si një vazhdimësi e protestave që kanë nisur nga 5 qershori e kanë vënë presion mbi ligjvënësit boshnjakë që të miratojnë ligjin.

Ligji është jetik për prindërit e të porsalindurve që të marrin dokumente në emër të tyre të tilla si pasaportat dhe kartat shëndetësore.

Organizatorët e protestave i kanë dhënë parlamentarëve të shtetit një afat deri më 30 qershor për të miratuar ligjin.

“Mos lejoni një fëmijë tjetër të vuajë për shkak të parlamentarëve ngurrues”-, tha njëri prej organizatorëve. Problemi me lëshimin e numrave të reja personale filloi pasi Gjykata Kushtetuese e Bosnjës shfuqizoi legjislacionin ekzistues mbi çështjen. Por që nga shkurti, ligjvënësit kanë dështuar të bien dakord mbi një ligj zëvendësues.

Lajme të ngjashme

Back to top button