Zaev u takua me ambasadorin e OSBE-së

Shefi  i pranisë së OSBE-së në Maqedoni Abdreas Bert  është takuar sot me  kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev , me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet ndëretnike, lirinë e medias , procesin e lustrimit etj.

Bert ka përshëndetur formimin e Komisionit Hetimor për ngjarjet e 24 dhjetorit, dhe ka kërkuar nga kryetari i LSDM-së, që  partia që ai drejton,  të jetë faktor i rëndësishëm për marrjen e vendimeve për çështjet të cilat janë me rëndësi për përparimin e shtetit.
 
Ambasadori i OSBE-së ka përshëndetur, gjithashtu  zgjedhjet brenda LSDM-së në Kongresin e saj më  2 qershor.

Lajme të ngjashme

Back to top button