Riker: Kontesti Kosovë-Serbi megjithatë dallon nga çështja e emrit

Maqedonia dhe Greqia duhet të ndjekin konceptin e Serbisë dhe Kosovës si shembull të mirë, edhe pse të dyja çështjet dallojnë njëra prej tjetrës. Këtë e ka deklaruar zv/ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan Filip Riker në një intervistë të përbashkët për televizionet Alsat M dhe Alfa.

Intervistën e plotë të zv/ndihmësit të sekretarit shtetëror amerikan do të mund ta ndiqni në fund të edicionit informativ të lajmeve.

“Çdo çështje është unikate dhe e ndryshme. Çdo shtet ka çështje të veta karakteristike, ka kontest të vetin, kështu që nuk mendoj se mund të bëjmë një krahasim të madh mes tyre. Poenta ime është se këtë vit, vetëm një vit pasi Qeveria e re serbe erdhi në pushtet, kemi parë përparim të jashtëzakonshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që ishte një prej çështjeve më të rënda në rajon”, tha Filip Riker, zv/ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan.

Lajme të ngjashme

Back to top button