RMV, 18 të vdekur dhe 118 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit u regjistruan 118 raste të reja me Covid-19 nga 1,245 testime të kryera, transmeton Portalb.mk.
18 persona u regjistruan si të vdekur në 24 orët e fundit, të gjithë personat e raportuan ndërruan jetë në spital. 6 të vdekur u regjistruan nga Shkupi (63, 68, 70, 71, 72 dhe 89), 3 të vdekur nga Strumica (71, 73 dhe 87), 2 persona nga Probishtipi (60 dhe 67) , 2 nga Negotina (66 dhe 90), një nga Manastiri (81), një Demir Hisari (87), një Koçani (78), një Kratova (79) dhe një Shtipi (65).
Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga Moj Termin, u raportuan 4 persona të vdekur me datë vdekje nga data 03.11.2021 deri më 26.11.2021. Dy nga personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital dhe dy në shtëpi.
Rastet e reja të infektimit në 24 orët e fundit:
- Shkup- 93,
- Kavadar – 11,
- Manastir – 5,
- Prilep dhe Strugë – nga 2,
- Kumanovë, Veles, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Bogdanc – nga 1.
396 të shëruar u regjistruan nga:
- Shkupi 175,
- Manastiri 37,
- Prilepi 26,
- Kavadari 16,
- Shtipi 15,
- Kumanova 13,
- Koçani 12,
- Tetova 11,
- Kriva Pallanka,
- Gjevgjelia dhe Berova 10,
- Velesi. – 9,
- Kratova dhe Dellçeva – nga 8,
- Demir Hisar – 6,
- Ohër dhe Negotinë – 5,
- Vallandova – 4,
- Sveti Nikollë dhe Probishtip – 3,
- Strumicë, Radovish dhe Demir Kapi – 2,
- Strugë, Gostivar, Kërçovë dhe Pehçevë – 1.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend:
- Shkup 3851
- Kumanovë 252
- Tetovë 150
- Prilep 401
- Manastir 635
- Gostivar 29
- Veles 331
- Kavadar 300
- Shtip 177
- Ohër 295
- Strumicë 159
- Kërçovë 81
- Koçani 181
- Strugë 3 65
- Gjevgjeli 129
- Negotinë 60
- Sveti Nikole 81
- Kriva Pallankë 133
- Resnjë 107
- Radovish 61
- Dibër 1
- Berovë 82
- Dellçevë 133
- Vinicë 42
- Probishtip 24
- Valandovë 50
- Kratovë 45
- Bogdanci 40
- Demir Hisar 78
- Krushevë 29
- Makedonski Brod 10
- Demir Kapija 6
- Makedonska Kamenica 67
- Pehçevë 9
- Dojran 2.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.468.996 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 215.125, numri i të shëruarve është 199.460, numri i të vdekurve është 7.569, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.096.
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/