Tetovë, u mbyll pika e vaksinimit te Pallati i Kulturës

Nga sot vaksinimi në Tetovë kundër Covid-19 do të bëhet vetëm në Shtëpinë e Shëndetit Publik, pasi u mbyll pika e vaksinimit te Pallati i Kulturës, transmeton Portalb.mk.

Ky vendim u mor si rezultat i interesimit të ulët nga ana e qytetarëve për t’u vaksinuar.

Sipas të dhënave nga Qendra e Shëndetit Publik në Tetovë, në ditë aplikohen deri në 300 doza të vaksinës së parë, të dytë apo të tretë, ndërsa përqindja e popullatës së imunizuar në rajonin e Tetovës dhe rrethinës është rreth 55%.

Rikujtojmë që gjatë shtatë muajve të fundit u hapën disa pika të mëdha vaksinimi në mënyrë që qytetarët të vaksinohen dhe për të arritur imunitet kolektiv.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 118 raste të reja me Covid-19 nga 1,245 testime të kryera. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 215.125, numri i të shëruarve është 199.460, numri i të vdekurve është 7.569, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.096.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button