Kryetarja e Komitetit për Imunizim: Nëse një punonjës shëndetësor nuk beson në vaksinë, nuk e ka vendin në shëndetësi

Kryetarja e Komitetit Nacional për Imunizim prof. d-r Aleksandra Grozdanova, në lidhje me propagandën antivakser të punonjësve shëndetëror. vlerëson se nëse një punonjës shëndetësor nuk beson në shkencë, nuk ka nevojë të jetë pjesë e sistemit shëndetësor, transmeton Portalb.mk.

Në vend deri më tani, tha ajo, janë vaksinuar 75 përqind e punonjësve shëndetësor, ndërsa nesër pritet vendim qeveritar, me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive, nëse kjo vaksinë do të bëhet e patjetërsueshme për sektorin shëndetësor.

D-r Grozdanova e cila është profesoreshë në Fakultetin Farmaceutik, në tribunën e sotme të një organizate joqeveritare, tha se si person medicinal nuk mund t’i kuptojë raportet gjithnjë e më të shpeshta se disa mjekë marrin para, i derdhin vaksinat dhe u japin certifikata pacientëve sikur ta kenë marrë dozën.

“Rezerva që persona medicinal e kanë në përgjithësi për vaksinën është temë e dhimbshme për ne personat medicinal. Ne deri më tani kemi edukuar 800 punonjës shëndetësor në këtë temë. Për ne është disfatë që punonjësit shëndetësor janë promovues të mosvaksinimit, besoni edhe në aspektin profesional edhe në atë moral është e gabuar, është disfatë që nuk e kemi mbështetjen nga punonjësit shëndetësor. Besoj se ka mënyrë dhe mekanizëm që ajo të zgjidhet, ka edhe institucione të tjera”, tha d-r Grozdanova.

Ajo tha se, nëse një person ka kaluar covid – 19 dhe ka nivel të lartë të antitrupave, nuk ka asnjë pasojë shëndetësore të merr vaksinë, si dhe se edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që vaksina duhet të pranohet sa më shpejt të mundet pas shërimit.

Sipas informatave të fundit, nga Ministria e Shëndetësisë, të premten dhe të shtunën janë aplikuar gjithsej 5,611 doza të vaksinës, prej të cilëve 2,387 janë aplikuar si dozë e parë, 1,163 janë rivaksinuar, ndërsa 2,061 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Deri më 21 nëntor janë vaksinuar gjithsej 822.751 qytetarë, janë rivaksinuar 789.905, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 63.137 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button