Drejtoresha e Inspektoratit të Tregut: Vazhdimisht jemi në terren, prej gushtit deri më tani janë mbyllur 20 kafene

Drejtoresha e Inspektoratit të Tregut, Aneta Simeska – Dimoska tha se inspektorët e tyre vazhdimisht janë në terren për kontrolle rreth respektimit të masave covid nëpër lokale dhe kafene. Prej gushtit, kur ishte sjell masa për hyrje në objektet e hotelerisë vetëm me vërtetim për vaksinë. Inspektorati i tregut ka bërë 1,280 mbikëqyrje inspektuese, ndërsa janë mbyllur 20 objekte të hotelerisë, transmeton Portalb.mk.

”Vazhdimisht jemi në terren, por ne nuk i dënojmë qytetarët a kanë certifikata të rrejshme, ajo është obligim i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kujdestarë apo të punësuarit në objekt janë ata të cilët i kontrollojnë mysafirët nëse kanë vërtetim për vaksinë. Nëse ne gjatë kontrollit vërtetojmë se mysafirët nuk kanë certifikatë apo nuk i respektojnë masat tjera e dënojmë personin juridik, nuk mundemi qytetarët”, tha drejtoresha Simeska – Dimoska.

Inspektorati i tregut ka shqiptuar dënime për mosrespektimin e masave kovid në lartësi prej 6 milionë denarë për persona juridik dhe një milion denar për persona përgjegjës në objekt.

Prej 15 nëntorit për hyrje në objekte nevojitet certifikatë/vërtetim për imunizim nga koronavirus, përkatësisht dy doza të pranuara të vaksinës kundër Covid – 19 apo certifikatë/vërtetim se e ke kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button