Mickoski: Për raportet me fqinjët kemi qëndrim principiel për reciprocitet

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka thënë se, për të nuk paraqet asnjë problem që bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë, nëse Bullgaria i respekton vendimet e Strasburgut në lidhje me veçantinë e pakicës atje. Sipas tij, ajo që tani kërkohet nga Bullgaria prej maqedonasve nuk ka asnjë lidhje me vlerat e BE-së. Sipas tij, pozicioni fillestar i VMRO – DPMNE në negociatat e gjatë të procesit të integrimit evropian do të ishte qëndrim principiel i reciprocitetit, transmeton Portalb.mk.

Ai për “Utrinski brifing” deklaroi se, nga partia e re bullgare që fitoi shumicën dhe me gjasë do të formojë qeveri, pritej që të mund të bisedohej në nivel tjetër, por deklaratat e fundit nuk thonë kështu.

“Jam i zhgënjyer prej asaj që e dëgjoj këto ditë nga ata dy njerëz që e udhëhiqnin të rejën në Bullgari, si studentë të Harvardit, pasi prej tyre si njerëz të arsimuar pritej që të merren me tema moderne dhe jo me të kaluarën, por dukshëm kanë rënë nën ndikimin e presidentit bullgar, Rumen Radevv”, tha Mickoski.

Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, ai tha se është një realitet që e ka sjell Zaev, por se nuk do ta përdorë mbiemrin e emrit të ri të shtetit.

“Qëndrimin e kemi thënë qindra herë. A jam i lumtur, nuk jam. A do ta përdorë mbiemrin, nuk do ta përdor, Maqedoninë do ta thërrasë Maqedoni. Ai realitet i ri është realitet i Zaevit. Çështja është nëse ne fituam shëndetësi evropiane, arsim, ekonomi më të mirë, nëse populli jeton më mirë dhe nëse njerëzit janë më të lumtur. A kemi qenë të mashtruar, po. Atë realitet të dhimbshëm dhe të vështirë e ka sjell ky njeri që tani e udhëheq qeverinë”, tha Mickoski.

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, ai tha se realiteti në Maqedoni është se kjo qeveri dhe mandatar nuk kanë vizion dhe strategji dhe se duhet sa më shpejtë të mbahen zgjedhje parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button