Kosova regjistroi pesë raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se të martën, më 16 nëntor, janë regjistruar pesë raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.474 mostrave, shkruan REL.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 16 nëntor, 22 persona janë shëruar derisa 407 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.980 persona kanë vdekur.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të këtij viti.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.5 milion doza të vaksinës.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat ka shkuar në 751.131, derisa 846.214 kanë marrë dozën e parë.

Kjo i bie që deri më 16 nëntor është vaksinuar plotësisht 41.7 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button