Bytyqi: Së shpejti do të kemi qeverinë ‘Zaev 3’, mund të ketë deri në shtatë ministra të rinj

Së shpejti do të ketë qeveri të tretë të udhëhequr nga Zoran Zaevi dhe se duhet të ketë disa ndryshime kadrovike midis ministrave, njoftoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi gjatë paraqitjes së tij në “Utrinski brifing“, transmeton Portalb.mk.

“Konsideroj se së shpejti do të kemi qeverinë e re ‘Zaev 3’, qofshin dy, tre, pesë apo shtatë ministra që do të zëvendësohen. Mendoj se Zaevi do t’i përmbahet vendimit të tij personal për t’u tërhequr. Duhet të ketë riorganizim të qeverisë, pavarësisht nëse do të hyjë parti e re apo do të mbetet e njëjta shumicë, mendoj se duhet të ketë ndryshime në kuadro”, tha Bytyqi, i cili është edhe nënkryetar i LSDM-së.

Qeveria e parë e udhëhequr nga Zaevi u zgjodh më 31 maj 2017, ndërsa qeveria e dytë e tillë u zgjodh më 30 gusht 2020.

Për dorëheqjen e Zaevit, Bytyqi tha se e vlerëson shumë aktin e shtyrjes së saj deri në stabilizimin e proceseve dhe se nuk duhet marrë në mënyrë dramatike.

“Dorëheqja është një akt i lartë demokratik dhe në vendet normale do ta kuptonim si mënyrë për të rishqyrtuar pse gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej dhe për të formuar një qeveri të re apo një përbërje të re udhëheqëse në parti. Në vendin tonë kjo kuptohet në mënyrë paradramatike. Por vlerësoj edhe aktin e shtyrjes së dorëheqjes deri në stabilizimin e proceseve”, deklaroi Bytyqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button