Polonia thirrje NATO-s për hapa konkretë mbi çështjen e emigrantëve
NATO duhet të ndërmarrë “hapa konkretë” për të zgjidhur krizën e emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, citohet të ketë thënë të dielën kryeministri polak, duke shtuar se Polonia, Lituania dhe Letonia mund të kërkojnë konsultime bazuar në nenin 4 të traktatit të aleancës, shkruan VOA, transmeton Portalb.mk.
Sipas nenit 4, çdo vend vend aleat mund të kërkojë konsultime sa herë që sipas mendimit të secilit prej vendeve anëtare, kërcënohet integriteti i tyre territorial, pavarësia politike apo siguria e vendit.
“Ne jemi duke diskutuar me Letoninë, dhe veçanërisht me Lituaninë, nëse do të aktivizojmë nenin 4 të traktatit të NATO-s. Nuk mjafton vetëm që ne të shprehim publikisht shqetësimin tonë, aktualisht nevojiten hapa konkretë dhe përkushtim i të gjithë aleancës.” tha Mateusz Morawiecki.
Mijëra emigrantë kanë udhëtuar drejt Bjellorusisë me shpresën për të kaluar në Bashkimin Evropian, por ata janë bllokuar në kufi nën një mot të shoqëruar me temperatura tejet të ulta.
BE-ja akuzon Minskun se ka orkestruar krizën me synimin për të ushtruar trysni mbi bllokun, lidhur me sanksionet e vendosura ndaj këtij vendi, një gjë që Bjellorusia e ka hedhur poshtë vazhdimisht. Disa vende në rajon kanë paralajmëruar se situata mund të përshkallëzohet në një konflikt ushtarak.
Presidenti rus Vladimir Putin, mbështetësi kryesor i udhëheqësit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, tha se Rusia është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e krizës, njoftoi agjencia e lajmeve RIA të dielën, duke cituar një intervistë të tij, të dhënë për një kanal televiziv shtetëror.
Morawiecki tha se udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë sanksione të mëtejshme kundër Bjellorusisë. “Ne sigurisht do të diskutojmë sanksione të mëtejshme, duke përfshirë mbylljen e plotë të kufirit”, citohet të ketë thënë ai. Ai tha gjithashtu se BE-ja duhet të financojë ndërtimin e një muri kufitar.
- LEXO: Përleshje të reja me migrantët në Poloni
- LEXO: Biden: Situatë shqetësuese në kufirin Poloni-Bjellorusi
- LEXO: BE-ja në përgatitje të sanksioneve shtesë kundër Bjellorusisë
- LEXO: Përshkallëzohet kriza e emigrantëve në kufirin me Poloninë, do të mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së
- LEXO: Polonia arrestoi dhjetëra migrantë në kufi me Bjellorusinë
- LEXO: Kryeministri polak: Putini, organizator i krizës me migrantë
- LEXO: Përshkallëzohet kriza me refugjatët në kufirin polako-bjellorus
- LEXO: Polonia ka paralajmëruar eskalim të mundshëm të krizës me migrantët në kufirin me Bjellorusinë, Gjermania kërkon ndihmën e BE-së